Një prej banorëve të pallatit në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, aty ku është krijuar një situatë emergjente prej ditësh, ka kërcënuar një specialist emergjencash në Bashkinë Gjirokastër, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Të paktën këto janë raportimet e para, të cilat duhen marrë me rezervë për aq kohë sa nuk kemi një konfirmim zyrtar nga Policia e Gjirokastrës. Shtetasi A.B ka thënë se do t’i vriste me çifte nëse nuk zgjidhej problemi i tij. Mbetet për t’u parë nëse zyrtari i Bashkisë Gjirokastër do të bëjë kallëzim në polici, apo kemi thjesht të bëjmë me një incident të zmadhuar për interesa të tjera.
©ArgjiroLajm.net