Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar nga Fieri. Shtetasi H.Z, banues në fshatin Frakull e Madhe, Fier, u arrestua te ‘Ura e Lumit’, pasi nga kontrolli fizik iu gjet me vete drogë e llojit kanabis sativa. Policia nuk bën me dije sasinë e drogës, ndërsa çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net