Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri nga Memaliaj. Ai është Donaldo Nela, 21 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vendosur masën e sigurimit personal arrest me burg ndaj të dyshuarit Donaldo Nelaj për veprën penale të prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.