Gjirokastër, aksident në ’18 Shtatori’, plagoset një i ri

Një aksident ka ndodhur në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër. Policia thotë se është bërë kallëzim në Prokurori për shtetasin V.C, vjeç 65, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me motorin tip “Suzuki”, të drejtuar nga shtetasi M.K., vjeç 27, banues në Gjirokastër, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur nga pakujdesia.

©ArgjiroLajm.net