Policia e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori një 37-vjeçar, i cili refuzoi të ndalonte në postbllok. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Zinxhira’. Policia thotë se shtetasi L.B, banues në Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit së policisë për të ndaluar. Ndaj tij ka nisur procedimi penal.
© ArgjiroLajm.net