Lazio vijon të shikojë nga produkti shqiptar. Ekipi i njohur është njihet për strategjinë që bazohet te lojtarët e rinj dhe duket se “ngjyrat” kuqezi kanë nisur ta verbojnë së tepërmi.
Një gjë të tillë e konfirmon “La LazioSiamoNoi.it”, me drejtorin sportiv, Igli Tare që kërkon të shtojë sa më shumë koloninë shqiptare në kryeqytetin italian. Marash Kumbulla është objektivi më i rëndësishëm për Lazion.
Por, faqja pranë klubit zbulon se 19-vjeçari nuk është i vetmi shqiptar që kërkohet nga ish bomberi i kombëtares sonë. Një tjetër emër është Amir Rrahmani, si dhe Amrabat. Treshja e Hellas Verona po shkëlqen në këtë sezon dhe nuk është çudi që në sezonin e ri t’i shikojmë me një tjetër fanellë.