Gazetarja shqiptare “zbulon” kush fshihet pas “Lolitës” (video)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pas faqes në Facebook, “Lolita” e cila njihet për statuset e saj ironike dhe thumbuese, “Lolita” thuhet se qëndrojnë disa gazetarë të njohur mes të cilëve edhe Fiori Dardha.

Por duke qeshur Fiori ka sqaruar në programin “Mos i fol shoferit” se nuk fshihet pas kësaj faqeje të njohur në rrjetet sociale.

“ Nuk e di kush i ka nxjerrë këto thashetheme. Unë kam bërë emisionin “Bla- bla” për disa vite radhazi në një kohë kur nuk ekzistonte gazetaria rozë dhe kam guxuar të vë emrin tim. Lolitën e ndjekë në Facebook dhe me të më ka prezantuar Iva Tiço. Ajo vajza është patriote me Ivën dhe madje tani do bëhem pak djallëzore.

Kur lexoja statuset e saj dhe të Ivës thoja me vete, mos është Iva Lolita, (qesh)”. Lolitën duhet ta kenë disa admin, por nuk jam unë. Iva duhet të ketë info më të sakta”, ka përfunduar Fiori Dardha.