Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ishte sot në Kakavijë me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, për të takuar trupat e Frontex që po monitorojnë kufirin me Greqinë. Veliu është pyetur nga gazetarët edhe për Operacionin Forca e Ligjit, si dhe nëse do të ketë persona të skeduar nga Lazarati. Kreu i Policisë së Shtetit nuk dha një përgjigje konkrete për ndonjë rast, por tha se kushdo subjekt i këtij ligji do të jetë pjesë e hetimeve. Shihni videon më poshtë.
©argjiroja.net