Vijon të jetë e tensionuar situata pas protestës së opozitës, ndërsa Policia nuk ka kursyer as gazetarët.
Kështu gazetarja e Tema Tv ka humbur ndjenjat për shkak të gazit lotsjellës që është hedhur mbi qytetarët.
Gazetarja ka rënë në tokë në momentin kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte duke dhënë një intervistë për mediat.
Po ashtu i plagosur në protestë ka mbetur dhe fotoreporteri Arben Dajçi.