Gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘Të Paekspozuarit’, Ylli Rakipi ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën. Ky sulm ndaj tij vjen në kohën kur ai zbuloi aferën e madhe korruptive me kompaninë fantazmë që kishte fituar tenderin te ndërtimi i Unazës së Re. Mesazhet kanë qenë përmes postës elektronike dhe jo vetëm. Gazetari i është drejtuar policisë për kallëzim. Ndërkohë për këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike, sipas së cilës autori i kërcënimeve është Edi Rama dhe njerëzit pranë tij. Edhe presidenti Ilir Meta e ka pritur në takim Rakipin, si dhe ka bërë thirrje për hetim të ngjarjes.