Analisti Alfred Lela ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili së fundmi ka lënë apartamentin e tij për t’u zhvendosur në kompleksin e vilave “Long Hill”.
Duke u nisur nga justifikimi i kryeopozitarit i cili tha se e kishte braktisur apartamentin për shkak se ishte e shumë dëmtuar nga tërmeti, Lela thotë se “Kryetarin ‘e beri me vile’ termeti i Metes; Imagjino te kish’ rene ai i Pekes…”,
Nëpërmjet këtij postimi Lela ka “thumbuar” edhe Çlirim Pekën lidhur me lajmin që terrorizoi opinionin publik mbi parashikimin e tërmetit.