Prokuroria e Gjirokastrës ka deklaruar se nuk ka dalë akoma në konkluzione për shkaqet e vdekjes së Kostandinos Kaçias.
Por gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në “360 Gradë”në Rtv Ora dhe se vetëvrasja është i vetmi version zyrtar në dosjen e organit të akuzës dhe që është rezultat i ekspertizës mjekoligjore.
Sokolaj: Ekspertiza bashkë me dosjen është çuar në prokurorinë e Gjirokastrës dhe versioni i vetëvrasjes është versioni i vetëm që përmban kjo dosje. Është një version që përveç ekspertizës së mjekësisë ligjore është i përputhur me ekspertizën kriminalistike në vendin e ngjarjes.