Gazetari lëshon ‘bombën’: Agimi Artë po kërkon emrat e policëve të RENEA-s që vranë ekstremistin Kacifas


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka thënë sonte në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, se ekstremistë grekë të Agimit të Artë dhe grupev të tjera nacionaliste janë duke kërkuar emrat e forcave speciale RENEA, që morën pjesë në operacionin për ekzekutimin e Kostandinos Kacifas. Hoxha tha se nëse dalin emrat, jeta e tyre rrezikohet seriozisht. Ai i bëri thirrje autoriteteve shtetërore të tregohen të kujdeshme për këtë gjë. Jo zyrtarisht mësohet se në operacionin për asgjësimin e Kacifas ishin rreth 15 oficerë të repartit special RENEA.

©ArgjiroLajm.net