• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari grek i përlotur: Tragjedia e familjes Lala, na shihnin në sy duke kërkuar shpresë (VIDEO)

04/12/2019
Gazetari grek i përlotur: Tragjedia e familjes Lala, na shihnin në sy duke kërkuar shpresë (VIDEO)

Solidarizimi për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti ka qenë mjaft i madh edhe nga Greqia. Në një transmetim prej rreth 3 orësh , kanali “ERT 1’, ka bërë thirrje për të mbledhur sa më shumë para në ndihmë të shqiptarëve, duke vënë në dispozicion numrin e telefonit dhe mënyrën e dhurimit.

I përlotur, gazetari i “ERT 1” ka rrëfyer çastet e tmerrit dhe dhimbjes që kishte përjetuar ndërsa raportonte nga Shqipëria për tragjedinë e rëndë që goditi vendin tonë më 26 nëntor.

Vasili Siamo në një lidhje direkte me kanalin, ka veçuar historinë e familjes Lala në Kënetë të Durrësit, ku pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë, humbën jetën 8 nga 9 pjesëtarë dhe mbijetoi vetëm një 17-vjeçar.

“Edhe për ne ishte një nga reportazhet më të vështira, sepse deri në minutë të fundit shpresonin që të mos kishte jetë të humbura, e nga gërmadhat forcat e shpëtimit të mund të nxirrnin personat në gjendje të mirë.

Fatkeqësisht kjo ndodhi vetëm në disa familje, e në familje të tjera, siç ishte ajo me mbiemrin Lala, ku 8 nga 9 pjesëtarët e saj u nxorën pa jetë.

Dua të them se ndjenjat në ato momente edhe për ne ishin… një here na vinte buzëqeshja e një herë trishtimi. Ishim në krah të familjarëve që në momentin e parë.

Ishim në komunikim të vazhdueshëm me ekipin grek të shpëtimit, dhe familjarët na pyesnin nëse kishim ndonjë lajm të mirë apo ndonjë të re, dhe nëse ekipi kishte arritur pranë trupave të të dashurve të tyre që ishin të bllokuar nën rrënoja, por nuk mund t’u jepnin shumë informacion edhe pse ekipi na kishte informuar paparakisht për gjendjen e 8 personave që ndodheshin nën ato gërmadha të vilës katër katëshe.

Ata njerëz të këputur, pavarësisht gjithë asaj dhimbjeje, ishin pranë nesh. Nuk kishte aty as grekë e as shqiptarë, por ishim të gjithë një, përjetonim dhimbjen e tyre që në momentet e para.

Dua t’ju them një detaj të veçantë, pavarësisht gjithë asaj të keqeje që kaploi këtë familje, na pyesnin vazhdimisht nëse kishim nevojë të na sillnim ujë apo ushqim, na pyesnin si ishim ne, ndërkohë që nën atë banesë të mallkuar gjendeshin 8 personat e tyre të dashur.

E kuptoni tani gjithë atë dhimbje, trishtim, agoni… Nuk mundeshim tu jepnim kurajo atyre njerëzve, që na shihnin në sy e buzë teksa flisnim me ekipin e kërkim-shpëtimit grek, që të mund të kuptonin diçka nga reagimi jonë.

Mund të ishim dhe ne indiferentë e të mos na interesonte ajo që po ndodhte aty, të ishim të ftohtë sepse reportazhi shumë herë na do të tillë, por pati momente që e kapa veten time të prekur e duke qarë teksa shihja që nxirrnin nga rrënojat fëmijët pa jetë të mbuluar me kuverta.

Në ato momente ishte pamundur që të mos mendoja dhe të bëhesha një me dhimbjen e asaj familje, atij babai që humbi 8 persona… nuk kishim fjalë të përshkruanim as në atë reportazh!”

ArgjiroLajm.net
Loading...

Related Posts

Operacioni i RENEA-s në Gjirokastër, pranga edhe për babain e Endrik Llukës. Ja çfarë iu gjetën në shtëpi (VIDEO)
Kryesore

Operacioni i RENEA-s në Gjirokastër, pranga edhe për babain e Endrik Llukës. Ja çfarë iu gjetën në shtëpi (VIDEO)

12/12/2019
Dalin pamjet e operacionit të RENEA-s në Gjirokastër, arrestohet Endrik Lluka (VIDEO)
Kryesore

Dalin pamjet e operacionit të RENEA-s në Gjirokastër, arrestohet Endrik Lluka (VIDEO)

12/12/2019
RENEA zbarkon në Gjirokastër, arrestohet i dyshuari për vrasje (Emri)
Kryesore

RENEA zbarkon në Gjirokastër, arrestohet i dyshuari për vrasje (Emri)

12/12/2019
Toka nuk gjen qetësi, dy lëkundje të tjera tërmeti
Kryesore

Tërmet i fortë në Kretë, panik tek banorët

12/12/2019
Historia e gjirokastritit që bëri 24 vite burg për një poezi
Kryesore

Historia e gjirokastritit që bëri 24 vite burg për një poezi

11/12/2019
Kryesore

Gjirokastër, arrestohet 35-vjeçari nga Lazarati. Policia i gjen në shtëpi 6 kg kanabis

11/12/2019

 

 

 

Te fundit

Arrestohet ish-sekretarja e Gjykatës Administrative, policia i zbulon veprat e rënda penale

12/12/2019
Përfshihet nga flakët një lokal

Përfshihet nga flakët një lokal

12/12/2019
Horoskopi për sot, ja cila është shenja me fat

Udhëtime, shpenzime por edhe fitime/ Ja horoskopi për sot

12/12/2019
Operacioni i RENEA-s në Gjirokastër, pranga edhe për babain e Endrik Llukës. Ja çfarë iu gjetën në shtëpi (VIDEO)

Operacioni i RENEA-s në Gjirokastër, pranga edhe për babain e Endrik Llukës. Ja çfarë iu gjetën në shtëpi (VIDEO)

12/12/2019
Si do të jetë moti për ditët në vijim, parashikimi deri të premten

Sot në mesditë rikthehen reshjet në të gjithë vendin

12/12/2019

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Arrestohet ish-sekretarja e Gjykatës Administrative, policia i zbulon veprat e rënda penale

12/12/2019
Përfshihet nga flakët një lokal

Përfshihet nga flakët një lokal

12/12/2019
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Votoni për Personazhin e Vitit 2019 në Gjirokastër (Lista me 10 kandidatë)
VOTO