Gazetari i gazetës gjermane BILD, ka reaguar në lidhje me situatën që po ndodh në disa KZAZ të vendit. Piter Tiede ka hedhur akuza të forta kundër qeverisë Rama, duke e krahasuar qeverisjen e tij me pushtetin e Vladimir Putin në Rusi dhe Recep Tayyip Erdoğan në Turqi.
Sipas gazetarit gjerman, urdhrat për arrestimin e përfaqësuesve të opozitës janë lëshuar nga qeveria socialiste. “Shqipëria tani nën ligjin e Putinit dhe Erdoganit: Arrestimi i udhëheqësve të opozitës u urdhërua nga qeveria socialiste. Në mbarë vendin ka trazira dhe sulme. Në të dy anët të plagosur. Kjo nuk është e mirë”, shkruan gazetari i BILD.