• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetarët e televizioneve, heronjtë e ditës!

28/11/2019
Gazetarët e televizioneve, heronjtë e ditës!

Nga Lutfi Dervishi

Ngjarjet e mëdha janë (s)prova më e mirë sidomos për gazetarët! Mbulimi non-stop i ngjarjes nga gazetarët e televizioneve ka nxjerrë në pah pjesën më të bukur të gazetarisë raportuese.

Gazetarë që raportojnë si profesionistë të vërtetë: raportojnë fakte dhe jo opinione, raportojnë çfarë shohin dhe jo çfarë kanë dëgjuar, raportojnë çfarë kanë kontrolluar dhe jo çfarë ju serviret, raportojnë me ndjenjë dhe jo si manekinë që lexojnë prompterin.

Jo të gjithë e kanë kaluar me sukses këtë provë të vështirë. Të rinjtë po japin më të mirën dhe ndërkohë po provojnë që gazetaria nuk është profesion i lehtë. Të thuash atë që duhet, ta thuash si duhet, të jesh i qartë, të japësh kontekst, t’i bësh pyetjen e duhur njeriut të duhur- nuk është fort e lehtë. (dhe në këtë pikë nuk jam dakord me ato që thonë: nuk ka pyetje idiote).

Ka edhe të tjerë që ngjarjet e mëdha janë pasqyra që u thonë: jeni në profesionin e gabuar. Por këto ditë kemi parë gazetarë që raportojnë sikur të jenë pjestarë të familjes, që rrëfejnë me shpirt, që u dridhet zëri e derdhin lot- në momentet e tragjedisë që rrezikojnë edhe jetën që publiku të shoh atë që nuk e ka parë askush. Ajo çfarë ne kemi parë është vetëm maja e ajsbergut e mundit dhe sfidës që po përballojnë këto ditë televizionet.

Gazetarët dhe kameramanët, ekipet e tyre ndihmëse janë heronjtë që çdo orë po shkruajnë historinë e ngjares më të dhimbshme të 50 viteve të fundit në Shqipëri.

Gazetarët (sidomos ato me përvojë) me stërmundimin dhe profesionalizmin e tyre po i bëjnë një shërbim të madh publikut dhe një shërbim të vyer medias. Ata po rikthejnë besimin te gazetaria. Tërmeti që tronditi dhe po trondit vendin nxjerr në pah edhe modelin e gabuar mbi të cilin është ngritur gazetaria në Shqipëri. Modeli i deritanishëm është modeli i opinionistit dhe jo modeli i reporterit/gazetarit. Opinionistët “raportojnë” atë që ndodh në kokën e tyre, janë gjithologët/sizmologët e ditës.

Gazetarët raportojnë në kohë reale atë që ndodh në vendngjarje. Kjo ngjarje e rëndë- dëshmon se sa e bukur është gazetaria që nuk bazohet te kasetat e gatshme të institucioneve. Gazetarët/reporterët këto ditë po dëshmojnë se janë pjesa më e mirë dhe për fat të keq më e pavlerësuara e sektorit të medias.

Related Posts

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025
Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun
Blog

Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun

30/11/2025
Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën
Blog

Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

26/11/2025
Një foto që na turpëron
Blog

Një foto që na turpëron

26/11/2025
baton haxhiu rama
Blog

Palloshat, brekët dhe vibratorët e Dumanit…

26/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

05/12/2025
Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme

Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme

05/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al