Gazeta zviceriane: Aksioni në Lazarat nuk goditi strukturat kriminale, thjesht u kapën ndërmjetësit e vegjël


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

“Krimi i organizuar gjen mjedis ideal në Shqipëri. Kultivimi ilegal i kanabisit në Shqipëri tërheq qarqe të gjera në korrupsion. Është e vështirë që të qëndrosh i pastër. Trafikantët e drogës mund të veprojnë kryesisht të pandëshkuar. Trafiku i drogës po korrupton shoqërinë”, kështu shkruan gazeta zviceriane ‘Neue Zuercher Zeitung’. 

Ndër të tjera në shkrim përmendet edhe aksioni policor në Lazarat, për të cilin thuhet se strukturat e fuqishme kriminale nuk u prishën. 

“Në vitin 2014, më shumë se 100 ton marijuanë u konfiskua në Shqipëri, duke u shkatërruar gjysmë milionë bimë kanabisi. Dy vjet më vonë ishin rreth 2.5 milionë bimë. Por me aksionet e asgjësimit u rrit edhe sipërfaqja e mbjelljes. Qeveria po përpiqet të paraqesë veprimet e policisë si një luftë të suksesshme kundër trafikut të drogës: Kryeministri Edi Rama e përdori aksionin e policisë në Lazarat në vitin 2014 edhe me një aksion të madh të marrëdhënieve me publikun. Por shumë struktura kriminale nuk u prishën. Vetëm ndërlidhësit më të ulët u kapën”, shkruan gazeta zviceriane ‘Neue Zuercher Zeitung’.

©argjirolajm.net