Gazeta gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera përgjime për rastin e Dibrës. Në video përgjimin numër 3 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin Xhemal Qefalia. Në fillim të bisedës, është deputeti Qefalia që flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ky i fundit e falënderon Robert Agën për angazhimin dhe punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës.