Socialistët e Gjirokastrës kanë mbledhur sot Asamblenë për të propozuar kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Të pranishëm në mbledhje ishin ministri Bledi Çuçi, ish-ministrja Mirela Kumbaro dhe deputeti Flamur Golemi.
Pas diskutimeve të gjata anëtarët e Asamblesë kanë propozuar dy emra; Flamur Golemin dhe Artemis Malon. Ndërkohë Armand Hilaj, kryetari i Këshillit të Qarkut është vetëpropozuar për të qenë kandidat i socialistëve në zgjedhjet lokale.
Këto tre emra do të kalojnë më pas në filtra të tjerë tek strukturat qëndrore të PS-së në Tiranë. Pritet që zyrtarizimi i kandidaturave të bëhet në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më 11 maj. Ndërkohë që afati i fundit për regjistrimin e tyre në KQZ është data 13 maj. PD dhe LSI, si dhe partitë e tjera të vogla të opozitës kanë vendosur t’i bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit.
©argjiroja.net