Emisioni “Stop” ka udhëtuar dejt Memaliajt, pasi Bektash Hoxha, që jeton këtu prej 65 vjetësh është përballur me një problem të pazakontë. Kur shkon në Hipotekën e Telelenës shikon në dokumentat e pronësisë së tij edhe një zonjë me emrin Elmaze Sefer Goxha, të cilën as që e njeh. Po kështu një tjetër pjesëtar i panjohur i rezulton Arjan Goxha. Gruaja reale e Bektashit është Feruzeja. Në ZRPP-në e Tepelenës, regjistruesi Besnik Dine, thotë, se është bërë një gabim në regjistrimin fillestar dhe premton regjistrim të ri.