• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Futbollisti tregon makthin në Gjirokastër, Gole Tavo nuk i dha rrogën dhe as shpenzimet e kurimit

03/02/2019
Futbollisti tregon makthin në Gjirokastër, Gole Tavo nuk i dha rrogën dhe as shpenzimet e kurimit

Ilia Melka u afrua verën e shkuar te skuadra e Luftëtarit, por nuk arriti që të luante asnjë takim me skuadrën bluzi. “Gardiani” ishte i pafat, pasi u dëmtua ende pa nisur sezoni, duke regjistruar vetëm një ndeshje në stol, saktësisht më 1 shtator ndaj Flamurtarit. Problemet me gjurin bënë që ai të operohej dhe të qëndronte për një periudhë kohore të konsiderueshëm jashtë fushave të blerta.

Korçari u largua nga skuadra jugore, por duket se eksperienca në Shqipëri i ka lënë një shije të hidhur. Në një prononcim për Telesport, Melka tregon se nuk e mendon më që të luajë në Shqipëri, duke treguar dhe arsyet. Portieri tregon se në Gjirokastër ka kaluar një periudhë të vështirë, për faktin se jo vetëm u desh që të mbulonte vetë shpenzimet e operacionit, por askush nga drejtuesit as nuk mori mundimin për të pyetur se si po shkonte faza e rikuperimit.

Në të njëjtën kohë, lojtari tregon se Luftëtari i kishte komunikuar se nuk do të paguhej për kohën që nuk kishte luajtur, çka ai e konsideron si diçka absurde, për një skuadër profesioniste.

AVENTURA NË GJIROKASTËR – “Firmosa për Luftëtarin më 31 korrik. Një javë para fillimit të kampionatit u dëmtova në gju, në një ndeshje miqësore kundër Bylisit. Fillimisht kreva terapi për 3 javë, por kur u ktheva në Gjirokastër gjuri më shqetësonte sërish, gjatë stërvitjeve. Shkova sërish në Greqi për kontrolle të reja dhe mjekët më thanë që duhej të operohesha”.

DËMTIMI – “U operova, pagova vetë për gjithçka. Kostot e operacionit dhe rehabilitimit ishte kolosale, por Luftëtari nuk pagoi asgjë. Jo vetëm kaq, por edhe në aspektin njerëzor më befasuan, askush nuk më telefonoi të pyeste të paktën si isha, si shkoi operacioni”.

ABSURDITETI – “Më vonë, kur u shërova dhe isha gati të luaja, klubi më komunikoi se nuk do të paguhesha fare deri në momentin që do të luaja. Diçka absurde, sepse unë u dëmtova duke qenë pjesë e Luftëtarit dhe në çdo klub profesionist parashikohen dhe ndodhin gjëra të tilla, nuk është e mundur që të braktiset kështu një njeri”.

ZGJIDHJA E KONTRATËS – “Shkova në Federatën Shqiptare dhe zgjidha kontratën me klubin. Nuk dua të mendoj më për atë histori, ishte një makth. A do të kthehem më në Shqipëri? Jo, nuk kam më kohë që të merrem me eksperimente”.

Related Posts

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu
Sport

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

11/07/2025
Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali
Lajme

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

11/07/2025
“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

Tekniku i Vllaznisë pas ndeshjes: Humbje që dhemb, besoj te përmbysja
Sport

Tekniku i Vllaznisë pas ndeshjes: Humbje që dhemb, besoj te përmbysja

10/07/2025
Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

11/07/2025
Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al