Futbollisti shqiptar rreh trajnerin në Gjermani, pse i nxori të vëllain nga loja

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Dy vëllezër shqiptarë, ish-lojtarë të kampionatit shqiptar, janë kthyer në protagonistë të një incidenti të rëndë me ekipet amatore gjermane, teksa vazhdojnë karrierën atje, pasi njëri prej tyre ka rrahur trajnerin pas ndeshjes, aq sa i dëmtuari përfundoi në spital.

Shkak është bërë humbja e një 11-metërshi nga Kreshnik Lushtaku, të cilin trajneri e zëvendësoi në fund të pjesës së parë.

Por ky ndërrim nuk i ka pëlqyer të vëllait, Kushtrim Lushtakut, i cili sipas klubit besohet se në shenjë hakmarrje ka ushtruar dhunë fizike.

Incidenti dhe masa ndëshkimore u njoftua nga klubi, përmes një njoftimi për shtyp:

“Në ndeshjen e djeshme të skuadrës sonë kundër TSV Ilshofen (Kreshniku) u ndërrua në fillim të pjesës së dytë dhe për pasojë ka pasur një sulm të vëllait të tij, Kushtrim Lushtaku, kundër trajnerit Gökhan Gökce.

Trajneri pësoi lëndime në trup.

Për të siguruar që nuk ka pasur lëndime serioze, Gökce u ekzaminua pasdite në spital.

Sulmi ishte qartë i lidhur me një 11-metërsh për Pforzheim, që vëllai i tij, Kreshnik Lushtaku, e ka humbur atë gjatë pjesës së parë.”

Pforzheim njoftoi se distancohet nga të gjitha format e dhunës. Si pasojë, një ankesë u parashtrua kundër lojtarit.

Për më tepër, vendimi ka qenë i prerë: përjashtimi i menjëhershëm nga klubi dhe ekipi.

Kontrata me Lushtakun u ndërpre pa paralajmërim.

Kushtrim Lushtaku, pas një aventure me Kukësin dhe Flamurtarin në Shqipëri, u largua drejt Gjermanisë ku edhe firmosi me klubin CFR Phorzhaim.

Vëllai i tij, Kreshnik Lushtaku, në të kaluarën ka qenë edhe futbollist i Vllaznisë.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)