Vritet futbollisti shqiptar në Greqi


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një 18 vjeçar-shqiptar është vrarë me armë zjarri në orët e vona të ditës së martë në Kavalla të Greqisë. Bëhet e ditur se 18-vjeçari shqiptar quhet Andon Ndoi. Dyshimet e para janë për një sherr për çështje trafiku, por policia nuk ka dale ende me një përfundim zyrtar. Zyrtarët e policisë po hetojnë, ndërsa raportohet se kanë shoqëruar një person të dyshuar

Sipas raportimeve të mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, shqiptari mbante në dorë një kartomonedhe 50 euro. I riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që është gjetur i mbuluar me gjak në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën. Pak ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në Korfuz. Petrit Zifle u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.