Sulmuesi nigerian, Adeleke Akinjemi, shënues i 13 gola në 16 ndeshje në kampionat, nuk është paraqitur prej 3 ditësh në stërvitjen e Ventsplis, skuadër e cila eliminoi Luftëtarin nga “Europa League”. Agjenti i lojtarit të shumëkërkuar në merkato është justifikuar për mungesën e klientit të tij, duke thënë se e kanë kërcënuar me jetë:
”Adeleke iu bashkua Ventspils një vit më parë, në një marrëveshje e cila mbart një klauzolë prej 300,000 €. Tani me paraqitjen e tij në “Europa League”, klubet kanë përmbushur klauzolën, por drejtuesit e Ventspils refuzohen të shesin.
“Imagjinoni, ata i vunë një armë në kokë dhe e kërkuan ta nënshkruante. Megjithatë, lojtari im i siguroi ata se do të jetë ai që do të largohet nga vendi.
“Ventspils janë të vetëdijshëm për vendndodhjen e tij dhe ai madje foli dje me presidentin e klubit tri herë. Kemi siguruar një avokat spanjoll për ta fituar këtë çështje, për të cilën nuk kemi asnjë detyrim dhe kërkojmë vetëm drejtësi”,- përfundoi agjenti i sulmuesit 19-vjeçar.