Kandidati i PS-së për Bashkinë Gjirokastër, Flamur Golemi, zhvilloi sot një takim me gazetarët. Teksa publikon fotot në Facebook, Golemi thotë se takimi iu shërben të dyja palëve.
“Me raportimet e tyre ata sjellin në vëmendje problemet që shqetësojnë Gjirokastrën duke vënë në lëvizje institucionet që shpesh herë lënë mënjanë detyrimin ndaj taksapaguesve. Kanë gatishmërinë time në çdo kohë për informacionet që do të kërkojnë. Biem dakord për të mos rënë dakord në shumë çështje, por së paku është në interes të publikut të shmangim lajmet e rreme, jo vetëm gjatë fushatës por edhe në vijimësi. Mirëprita këndvështrimin e tyre për sfidat me të cilat përballet Gjirokastra”, thotë Golemi.