Kandidati socialist për Bashkinë Gjirokastër, Flamur Golemi, vijon fushatën e tij elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Së fundi Golemi është takuar me banorë të fshatit Nokovë në Lunxhëri, fshati prej nga ka origjinën edhe lideri historik i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano.
“Në Lunxhëri, me banorët e fshatit Nokovë. Bashkë do t’i japim forcë ndryshimit për të cilin ka nevojë Gjirokastra. Do të kthejmë vëmendjen e munguar tek zonat rurale, tek njerëzit e zakonshëm që kanë ndërtuar jetën në vendlindjen e tyre dhe nuk duan ta braktisin fshatin. Në 30 qershor kemi një mundësi historike që duhet ta shfrytëzojmë. Votë vetëm për Partinë Socialiste”, shkruan Flamur Golemi në faqen e tij në Facebook.
PS vijon fushatën e vetme, ndërsa opozita është në protestë. Të dielën në Gjirokastër do të vijë kryeministri Edi Rama për takimin e madh elektoral të këtij qarku.