Takimi i radhes elektoral i kandidatit socialist Flamur Golemi u zhvendos ne lagjen ‘Punetore’. I pranishëm ishte edhe ministri Bledi Çuçi, i cili ndër të tjera foli edhe për zërat nga opozita që bëjnē thirrje se do të pengojnë njerëzit të votojnë. Çuçi theksoi këtu ndëshkimet e ashpra që parashikon Kodi Penal, deri në dënim me burg.
“Unë ju garantoj se askush nuk do te prekë tē drejten tuaj per te votuar. Gjirokastra do te jete bashkia qe do t’i jape pergjigjen e merituar te gjithe atyre qe thone se sdo te kete zgjedhje në 30 qershor”, tha Çuçi.
Takimi në lagjen “Punëtore” ishte i fundit i Flamur Golemit në qytet.