Televizioni kombëtar TV Klan, pas largimit nga DIGITALB, ka pësuar një rënie drastike të audiencës.
Platforma më e madhe në vend, DIGITALB, ka mbi 500 mijë abonentë, mes të cilëve rreth 150 mijë janë në platformen Satelitore, mbi 290 mijë të tjerë të cilët e marrin sinjalin nga partneret ne Europe si edhe operatoret kabllorë vendas. Ndersa pjesa tjetër janë ata që kanë DIGITALB tokësor.
Pas datës 1 gusht 2019,TV Klan nuk shfaqet në platformën satelitore te Digitalb, partnereve te saj jashte Shqiperise si edhe gjithashtu ne pjesen derrmuese te operatoreve kabllore vendas, duke humbur kështu direkt mbi 250 mijë abonentë në ditë. Kjo shifër është goditja më e madhe për këtë televizion, që prej krijimit të tij.
Por kjo është vetëm maja e ajsbergut!
Kompanitë prestigjoze ndërkombëtare, të cilët prej vitesh operojnë në tregun mediatik vetëm në dy televizionet kombëtare, TV Klan dhe Top Channel, kanë shprehur shqetësime për këtë situatë.
Një pjesë e tyre kanë nisur negociatat me TV Klan për tu tërhequr nga marketingu dhe reklamimi në këtë televizion. Ndërsa të paktën një kompani e huaj, tepër prestigjoze, ka kërkuar nga TV Klan, rimbursimin e parave të alokuara për reklamë deri në fund të vitit 2019.
Aktualisht TV Klan është afruar me platformën TRING, e cila ka gjithësej 17 mijë abonentë satelitorë, pra 10-fish më pak se DIGITALB.
Nëse kjo situatë do të vijojë, gjasat janë që deri në fund të këtij viti, TV Klan të konsiderohet si një televizion i dorës së dytë.
Por përse DIGITALB e hoqi TV Klan?!
Arsyet janë disa, por më kryesoret kanë të bëjnë me prapaskenat e një lufte të orkestruar nga TV Klan, me ish drejtues të DIGITALB./ Dosja.al