• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fuga: 11 pyetje për Lulzim Bashën

07/07/2019
Artan Fuga: Deputetët janë kopila, pse nuk votoj në 30 Qershor

Profesori i komunikimit, akademiku Artan Fuga, është shumë aktiv në rrjetin social ‘Facebook’, në lidhje me aktualitetin, sidomos atë politik në vend.

Së fundmi, Fuga i është drejtur me 11 pyetje lidershipit të opozitës, kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

11 pyetje lidershipit opozitar
————
Opozita ka thirrur popullin që refuzoi të shkonte në votimet moniste të 30 qershorit në shesh!

Por, të shohim!

A do të shpalosi dot lidershipi opozitar një strategji dhe masa veprimi politik konkrete, të afërme, apo vetëm do t’i thotë popullit opozitar se ai i refuzoi votimet, se pushteti është i inkriminuar, se shqiptarët po ikin, se fajin e ka Edi Rama, se kutitë e votimit kanë më shumë fletë votimi sesa votues, etj., ç’ka tashmë janë ezauruar!

Puna është të dihet se çfarë propozon opozita si model aksioni politik për stinën e verës dhe pastaj për vjeshtën!

Se bashkë me gushtin ikën dhe vapa!

Deri tani sikur nuk shihet ndonjë formulim i qartë! Duket sikur mendohet, mendohet, mendohet!

Te shohim çfarë do të shpalosi nesër në shesh!

Eshtë për hapjen e kutive të votimit sikurse kërkoi z. Klement Zguri apo jo?

Çfarë duhet të bëjnë kryebashkiakët e djathtë tani që mandati i tyre ka përfunduar?

I ka përjashtuar deputetët që vijnë nga listat në Kuvend apo i njeh ata si të vetët?

Do t’i drejtohet apo jo organeve të drejtësisë për rastet e mbushjeve të paligjshme të kutive të votimit?

Çfarë do të bëjë me të dhënat e raportit të OSBE – ODHIR-it dhe konstatimet e paligjshmërive në procesin elektoral te partnerët ndërkombëtarë?

Eshtë apo jo për zgjedhje të përgjithshme të parakohëshme dhe me cilat formula?

Çfarë kodi të ri elektoral propozon? Sepse aty është sekreti! Krejt aty!

Eshtë apo jo për bisedime me aktorët e tjerë politikë të vendit? Se politika është edhe dialog! Cfarë të keqe ka të dialogosh me transparencë, në sytë të publikut dhe pa përjashtuar partnerët e tjerë politikë?

Do ta zbatojë apo jo dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 13 tetorit?

Eshtë dakord apo jo me shqyrtimin në Kuvend të shkarkimit të Presidentit? Do ta mbrojë apo jo Presidentin e Republikës?

Ka ndërmend të konsultohet me forumet e gjera të partisë apo nuk e ndjen të nevojshme për ta bërë këtë?

Pa fund pyetje që opinioni publik pret të dëgjojë, si para ekranit të tv si në shesh!

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Frymë pozitive te “Demat” e Partizanit, grupit i bashkohet një titullar

10/02/2026
“Më shumë shoh Malin me Stenaldon”/ Luizi analizon lojën e banorëve në Big Brother

“Më shumë shoh Malin me Stenaldon”/ Luizi analizon lojën e banorëve në Big Brother

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al