Partizani, Kukësi, Teuta, Skënderbeu, Tirana, Luftëtari, Vllaznia dhe Bylisi duhet të bëjnë llogaritë mirë me të huajt. “Panorama Sport” zbulon se Komiteti Ekzekutiv ka rrëzuar për të tretin vit radhazi kërkesën e shumicës së klubeve të Superiores për të rritur numrin e lojtarëve të huaj, nga 4 në 5.
Pak minuta më parë ka mbaruar mbledhja maratonë e Komitetit Ekzekutiv dhe kërkesa e Ligës Profesioniste është injoruar totalisht për rritjen e numrit të të huajve.
Vetëm Laçi ka qenë kundër këtij propozimi, ndërsa Flamurtari ka abstenuar. Pritet që FSHF të dalë me një komunikatë rreth kësaj çështjeje pak minuta më vonë, pasi në mbledhjen e sotme u diskutuan edhe disa pika të tjera të rëndësishme për Superioren dhe Kategorinë e Parë.