Fshehën 200 kg kanabis në territorin grek, arrestohen 3 shqiptarët


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Policia greke vuri në pranga tre shtetas shqiptarë pasi janë kapur me 200 kg kanabis.
Sipas mediave greke të rinjtë janë të moshës 19, 25 dhe 26 vjeç dhe u arrestuan në vendin e quajtur Agios Vlasis, rreth 30 km nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës.

Droga ishte fshehur në një zonë pyjore, pasi më parë e kishin sjellë nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Në vendngjarje policia zbuloi 10 çanta udhëtimi, që përmbanin 98 paketa me kanabis. Pesha e përgjithshme e drogës ishte 199,3 kilogramë.