Frika nga përmbytjet, Gjirokastra bëhet gati për dimrin


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Dëmet e reshjeve të vitit të kaluar krijojnë ende probleme në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës. Rreth 20 njësi administrative kërkuan ndihmë për shkak të rrugëve të bllokuara, urave të shembura, banesave të përmbytura, lagjeve të pushtuara nga zhavorri i përrenjve dhe zona të tëra të izoluara.

Bujqësia, blegtoria dhe pemëtaria pësuan dëme të pakthyeshme sidomos në Lunxhëri, Cepo, Odrie, Dropull, Buz, Krahës dhe Memaliaj. Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, Qarku i Gjirokastrës pritet të marrë mbështetje me disa projekte rehabilituese.

Haki Çako, kreu i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, inspektoi terrenin. Nga Bashkia e Gjirokastrës, që u prek njëkohësisht nga tri rrëshqitje masive në 3 lagje të qytetit dhe rrezikoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, bëhet me dije se situata nuk do të jetë e lehtë as këtë vit, por masat për garantimin e stabilizimit të rrëshqitjeve kanë nisur këtë verë.