Frakturat nga rrëshqitjet në kalldrëmet e Gjirokastrës, vështirësi edhe në trasnportin e pacientëve


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Si pasojë e vështirësive në rrugë nga dëbora dhe ngricat spitali i Gjirokastrës ka njoftuar se janë shtuar rastet e frakturave si pasojë e rrëshqitjeve. Sipas mjekut ortoped, Murat Kaçi, situata e rënduar e qarkullimit po vështirëson mbërritjen në spital të pacientëve, sidomos nga zonat e thella.

“Kemi dy-tri raste që kanë marrë shërbimin tonë, dy i kemi të shtruar në spital, ndërsa tjetri me frakturë, me këtë të fundit që ka qenë edhe vet punonjës i shërbimit të Urgjencës. Kur themi që ka rrugë të bllokuara, vështirësia e komunikimit është e pranishme. Urojmë që të mos ketë raste të tilla më, por nëse ka do të vijnë me vonesë”, tha ortopedi Murat Kaçi për topchannel.

Një pjesë e personelit të spitalit e ka pasur të pamundur të paraqitet në punë për shkak të vështirësive në qarkullim.