Përmbytjet e para disa ditëve kanë nxjerr në breg të lumit në fshatin Bënçë të Tepelenës rreth 100 predha të mbetura që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Predhat janë pikasur fillimisht nga një bari i zonës, ndërsa më pas është njoftuar komisariati i policisë Tepelenë dhe mandej Ministria e Mbrojtjes, e cila ka dërguar ekspertë për t’i demontuar. Mendohet se predhat e zbuluara nga rrjedha e lumit i përkasin formacioneve luftarake të përfshira në Luftën e Dytë Botërore, periudhës së luftës italo-greke. ArgjiroLajm.net sjell foto të këtyre predhave.
©ArgjiroLajm.net