FOTO që të lenë pa fjalë, shihni vilën përrallore në fshat të politikanit shqiptar

Partia e tij nuk e kaloi pragun, por gjithsesi ai u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkë me këtë ai arriti me sukses të realizojë kohët e fundit edhe një tjetër ëndërr të vjetër… 

Në fshatin e tij të lindjes, atje ku prej vitesh toka e gjyshit dhe e xhaxhallarëve rrinte djerrë dhe qe mbuluar nga ferrat, pasi askush nuk kishte guxuar ta merrte (me letra), ai (politikani), e ngriti shtëpinë që prej kohësh ëndërronte.

Dhe jo për gjë, por pritja ia vlejti…

Vila e tij 3-katëshe jo vetëm që çuditi të gjithë bashkëfshatarët, kushërinjtë, farefisin, por dhe atë vetë kur e pa të përfunduar.

Kaq e bukur ishte bërë ajo, sa ai nxitoi që të varte një kukull lecke në një prej oxhakëve mbi çati, një patkua kali te dera kryesore dhe një varg me hudhra të thata mbi një prej oxhakëve brenda shtëpisë.

E gjithë kjo që mos ta merrnin mësysh “kryeveprën” e tij të bërë me aq mund dhe sakrificë, si shpërblim i një pune të gjatë dhe të palodhur në kontributin e politikës shqiptare.

Ai u munduar që ta mbante sekret këtë “shtëpi fshati”, për më tepër që kryeministri, kolegët deputetë dhe anëtarët e tjetër të mazhorancës dhe opozitës të mos bëheshin xhelozë.

Por ja që në fund “gojët e liga”, kushërinjtë që nuk kishte ndihmuar asnjëherë, votuesit e zhgënjyer dhe në fund arkitekti i tij që nxitojë të publikonte në rrjet punën për auto-reklamë, e “morën më qafë” pasi i nxorën modestisht sekretin…

Nejse, le të pëlcasë syri i keq!/Mapo.al/

1

Picture 1 of 29

Leave a Reply

Your email address will not be published.