8 viktima! Ky është bilanci i masakrës që ndodhi sot pasdite në fshatin Resulaj të Bashkisë Selenicë, qarku Vlorë. Dy prej viktimave janë fëmijë. Autori i krimit është 24-vjeçari Ridvan Zykaj. Deri më tani ai ndodhet ende i lirë. Policia ka rrethuar fshatin për ta arrestuar, ndërsa kërkon ndihmë edhe prej banorëve. I riu dyshohet të jetë me probleme mendore. Paraprakisht thuhet se shkaku i ngjarjes ka qenë një sherr banal për kalimin e shpezëve në tokën e tij. Viktimat janë nga dy familje të fisit Zykaj.
© ArgjiroLajm.net