FOTO/ Ndodh në Shqipëri, fëmija lind me këmishë. Ja në cilin qytet ka ndodhur

Ndodh edhe kështu… një fëmij që lind në këtë mënyrë quhet thjesh me fat, ose siç thuhet në gjuhën popullore “i lindur me këmishë”. Kështu ka ndodhur edhe për këtë fëmijë në foto, i cili ka ardhur në jetë sot në një prej dy materniteve të Tiranës, duke lindur bashke me atë pjesë që njihet si mbështjellë e qeses amniotike. Lajmin e ka shpërndarë për rrjetet sociale doktoresha Anika Dokle, duke na lënë të kuptojmë se fëmija, gjininë e të cilit nuk e dimë, mund të ketë ardhur në jetë me gjasë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Në një status të veçantë në Facebook, doktoresha Dokle shkruan: “I lindur me kemishe. ❤”. Edhe ne i urojmë fëmijës jetë të gjatë edhe plot fat në jetë.