Fushata për zgjedhjet e 30 qershorit vijon edhe në Bashkinë Sarandë, ku ka një garë formale mes Ardian Gurmës së PS-së dhe Ilir Nikollës si kandidat i pavarur.
Në një foto që qarkullon në rrjetet sociale, shihen dy deputetët e PS-së, Damian Gjiknuri e Alket Hyseni, kandidati Ardian Gurma dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Afrim Qëndro. E pazakontë deri diku është sasia e pijeve që kanë konsumuar.
Mbi tavolinë janë plot 26 kanaçe me birra dhe pije energjike. Nuk dihet se cili është më pijedashësi, por edhe nëse bëjmë një përllogaritje mesatare, i bie që secili prej tyre të ketë pirë më shumë se 6 kanaçe.
Me ç’duket, kur partia feston ditëlindjen edhe socialistët e lëshojnë pak veten në raport me alkolin. Foto është shkrepur gjatë eventit festiv për 28 vjetorin e themelimit të PS-së.
©argjiroja.net