Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në fshatin Kolonjë në Gjirokastër.
Më herët u ndaluan 10 persona për të njëjtën akuzë nga një operacion blic nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë në Sarandë.
Identiteti i të arrestuarve në Gjirokastër ende nuk është bërë i ditur nga Policia.
Në operacion janë përfshirë edhe forcat e policisë së Vlorës e Sarandës, si edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.