Faqja ku plotësohet aplikimi për lotarinë amerikane ka rënë mëngjesin e sotëm, për shkaqe që ende nuk bëhen të ditura. I vetmi njoftim kur klikon www.dvlottery.state.gov, është se faqja ka rënë dhe po punohet për ta rikthyer sa më shpejt në funksion.
Një nga shkaqet që mund të ketë çuar në rënien e serverit, mund të jetë fluksi i madh i aplikimeve, nga qytetarë të të gjithë botës. Një numër mjaft i madh shqiptarësh zgjedhin të aplikojnë për lotarinë amerikane çdo vit, ndërsa afati final për këtë vit, është data 07 Nëntor 2017.