Mbrëmjen e sotme trupi i pajetë i Konstandinos Kacifas i cili u vra të dielën në Gjirokastër, është transportuar në Tiranë me urdhër të Prokurorisë për kryerje ne ekspertizës mjeko-ligjore.
Kunati i Kacifas e ka konsideruar të padrejtë transferimin e trupit në Tiranë.
“Ndërsa ne po bëheshim gati të merrnim trupin në shtëpi, prokuroria me një urdhër nuk na lejon dhe e largon në Tiranë. Kemi kërkuar të jemi të pranishëm gjatë ekspertizës, por jo vetëm kjo nuk na u pranua, por as nuk kemi një procesverbal të kësaj ekspertize. Ne jemi për dashurinë, paqen dhe harmoni mes dy popujve, por me ngjarjet e fundit kjo duket e pamundur“- ka thënë kunati i viktimës në një prononcim për mediat greke.