Luftëtari është një krizë të thellë. Pa futbollistë, pa trajner dhe me presidentin Gole Tavo të dorëhequr duke i lënë klubit një mal me borxhe. Askush nuk di të thotë se si do të shkojë kjo situatë ndërsa presioni po rritet edhe nga FSHF për shkak të afateve për t’u regjistruar për sezonin e ri futbollistik.
Argjirolajm.net kontaktoi me Gentian Norën, ish-drejtorin sportiv të klubit, një nga bashkëpunëtorët e hershëm të trajnerëve të Luftëtarit dhe natyrisht të presidentit të dorëhequr, Gole Tavo. Po ju sjell më poshtë pyetjet që ne i drejtuam Norës dhe përgjigjet që ai na dha.
Ju keni qenë drejtor sportiv vitet e fundit tek Luftëtari, si e vlerësoni gjendjen aktuale të klubit kur kanë ikur mbi 10 futbollisteë, me president të dorëhequr dhe pa asnjë grumbullim në fazën përgatitore?
Fundi i nje cikli dhe nje fillim situate e veshtire por jo e pakalueshme.
Cfarë do te thote fundi i nje cikli, kur praktikisht tani qe flasim Luftetari ekziston vetem si emer. Nuk ka ekip, as trajner dhe as drejtues. Ju nuk shihni krize?
Fundi i nje cikli persa i perket largimit te mbi dhjete futbollisteve dhe ne aspektin teknik sportiv. Une si te gjithe shikoj nje krize por e shikoj si nje krize qe mund te zgjidhet. Luftetari nuk do te ekzistoje kurre, thjesht si nje emer, perderisa ne toke te ekzistoje qofte edhe nje tifoz i vetem i tij.
Kush eshte fajtori sipas jush per kete gjendje apo ku u gabua?
Fajtore jane dhe jemi te gjithe por mbi te gjitha eshte sistemi. Nese ne kete krize do ishte vetem Luftetari atehere do piketoja njerez. Flas per krizen adminsitrative. Ndersa per perzgjedhjet dhe projektet sportive fajtore jane te gjithe ata qe kane patur rolin e drejtorit sportiv ne periudhat qe kam munguar une (qesh)
Cila eshte pergjegjesia e Gole Tavos per kete situate ku ndodhet Luftetari?
Nuk di te them me saktesi sepse une i kam shkeputur marrëdheniet e punes me presidentin qe diten qe mbaroi kampionati, por si njeri qe shikoj me optimizem cdo gje, dua te them qe nga presidenti do te kutjoj vetem te mirat. Pavarësisht se dy here kemi nderprere bashkepunimin pergjegjesia e tij perfundoi ne momentin qe dorezoi detyren si president dhe nje vleresim realist te punes se tij duhet ta beje kompania.
Ju si e vleresoni vendimin e Tavos per t’u dorehequr pikerisht ne kete moment delikat te klubit? Veproi mire apo keq?
Kur dikush dorezohet dhe thote nuk e perballoj dot me kete pozicion ne klub, atehere e shikoj me pozitivitet pasi hap rrugen per dike qe mund ta beje. Dua t’ju kujtoj qe nese aksioneret do te terhiqeshin ne kete moment duke perfshire dhe Grigorim si nje te tille, ateher do ishte problem ne kete moment.
A jeni ne dijeni per qindra milione leke borxhe qe ka Luftetari dhe sipas jush perse jane krijuar keto borxhe?
Po jam. U krijuan sespe te ardhurat ne futbollin tone nuk varen vetem nga rezultatet sportive. Duhet te ishte punuar me mire ne dy drejtime; afrimim i sponsorave ose investitoreve, si dhe ne shkurtim shpenzimesh.
Cilat jane hapat sipas teje per te nxjerr klubin nga kriza?
Regjitstrimi ne gare eshte hapi pare qe duhet bere dhe brenda dy ditesh duhet emeruar nje drejtor i ri. Nuk ka veshtiresi per ta bere kete gje. Me pas krijimi i nje skuadre nese do te vendosja une do merrja gjithe djemte nga Gjirokastra. Per te krijuar nje skuader ditet ne vazhdim, po te ishte e mundur ndonje perforcim. Me pas ka kohe per perzgjedhjen e presidentit te ri qe aksioneret duhet te gjejne gjuhen e perbashket. Pengesa me e madhe ngelen borxhet te cilat nese nuk i shlyejne Tirana, Vllaznia e Flamurtari atehere kuptohet qe zgjidhja kalon pertej fuqise qe kane klubet. Hapi pare eshte caktimi i nje titutllari dhe kjo duhet bere keto dy dite.
Ju personalisht keni dijeni per futbolliste qe nuk jane paguar ende nga klubi?
Po, ka futbollsite te pa paguar dhe kete nuk besoj e mohon dikush gjithsesi kjo eshte nje marredhenie midis lojtareve dhe kesaj kompanie. Ka rruge ligjore per ta zgjidhur.
©argjiroja.net