Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka dalë para mediave para pak minutash për të njoftuar se Këshilli i Mandateve dhe Rregullores do të mblidhet nesër në orën 11:00.
Sipas Ruçit, kërkesa e Prokurorisë do t’i shpërndahet të gjithë deputetëve që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe vetë ish-ministrit Tahiri brenda ditës së sotme. Por mbledhja është lënë për të nesërmen.