Flet babai i djalit të mbytur në Këlcyrë: Nëse nuk zbardhet ngjarja do të veproj vetë (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një 17 vjecar nga Këlcyra u gjet i mbytur në lumë mëngjesin e kësaj të enjteje. Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet nga familjarët në lumin Vjosë pranë Urës së Dragotit.

Matia Rizallari u deklarua i humbur nga familjarët 4 ditë më parë, prej të dielës së 9 qershorit kur ai kishte dalë nga shtëpia e gjyshërve ku jetonte në fshatin Bedyqas, një zonë e banuar shumë pranë Këlcyrës, por nuk u kthye me.

Sipas babait të 17 vjecarit, personi i fundit që ka qenë me djalin e tij, është shoku 25-vjecar Egliter Dosti. Babai, Arjan Rizallari hedh dyshimet se djali është vrarë nga shoku i tij, i cili ditën e ngjarjes u largua drejt Sarandës.

Kushëriri i 17-vjecarit, Gramoz Rizallari denoncoi në polici 25-vjecarin Egliter Dosti. Ai pohon se 25 vjecari e di si ka ndodhur ngajrja, por nuk nuk ka rrëfyer asgjë.

Babai i 17 vjeçarit hedh poshtë mundësinë që i biri të ketë shkuar në lumë për t’u larë, pasi ai nuk dinte not. Arjan Rizallari kërkon që organet përgjegjëse të zbardhin ngjarjen dhe të cojnë autorin para drejtesisë.