Në një lidhje telefonike ne Dritare me Rudinen, nga Athina Ira Londo, korrespodentja e News 24 ka deklaruar se avoakti i familjes Konstandinos Kacifas së bashku me një mjek eskpert-ligjor kanë dhënë deklarata për mediat greke.
Avokati i familjes pohoi se ka parë bashkë me mjekun ligjor për 5 minuta trupin e viktimës. Avokati ka treguar se Kacifa ka dy plumba, një në kraharor dhe një në zemër dhe se trupi ishte qepur.
“Për 5 minuta pamë trupin, fjalën e parë e kishte mjeku ligjor Th.Vujuklakis. Nuk e dimë se si na lejuan, ishte e papritur por na thirrën të dyve. Ka dy plagë të dukshme, shumë të dukshme, që do të thotë se plumbat kanë shpuar trupin dhe kanë dalë pas kurrizit. Sipas bisedës me mjekun ligjor profesorin Vujuklakis Theodhoros, nuk është qëlluar nga afër, por nga distancë e largët.
Trupi është qepur, është larë, term grek mjekësor, që do të thotë se nuk ka asnjë mbetje nga plumbat, nga incidenti. As Vujuklakis nuk foli, nuk ka asgjë tjetër më tha të bëjmë ne këtu nga momenti që trupi është përgatitur. Nuk duket të ketë plagë në këmbë. Asnjë plagë tjetër e dukur me sy të parë, aq sa mundëm të shohim në mënyrë të shpejt dhe sipërfaqësore. Mos më bëni pyetje, është jashtë kopetencave dhe njohurive të mia. Ishte e papritur që na e lejuan edhe këtë”– ka thënë ai