• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamur Golemi tallet me Telnis Skuqin: Nuk e nxjerr diplomën e shkollës, s’mund ta lë gazetarinë pa këtë ‘penë të rëndë’. Ky tipi po të kishte sa gjysma e shkollës time nuk do të shkruante broçkulla (FOTO)

10/09/2019
Flamur Golemi tallet me Telnis Skuqin: Nuk e nxjerr diplomën e shkollës, s’mund ta lë gazetarinë pa këtë ‘penë të rëndë’. Ky tipi po të kishte sa gjysma e shkollës time nuk do të shkruante broçkulla (FOTO)

Gazetari Telnis Skuqi, që jeton në Norvegji, ka ngritur së fundi një pretendim sipas së cilit kryebashkiaku i Gjirokastrës nuk ka përfunduar shkollën e mesme. Skuqi i referohet thjesht formularëve të dorëzuar nga Golemi në KQZ gjatë kohës kur kandidonte për deputet dhe së fundi për kryebashkiak.

Ai e sfidoi Golemin se nëse provon që ka kryer shkollën e mesme, Skuqi do të kërkojë ndjesë dhe do të largohet nga gazetaria. Ndonëse ky pretendim i paverifikuar i Skuqit u botua edhe nga disa portale, kryebashkiaku ka zgjedhur ta injorojë. I vetmi reagim i tij është në përgjigje të një komentuesi në Facebook.

Golemi fillimisht tallet me Telnis Skuqin duke thënë se s’mund ta lerë gazetarinë pa këtë ‘penë të rëndë që i mungon vetem Çmimi Pulitzer’, prandaj nuk do ta publikojë diplomën e shkollës së mesme. Më tej edhe vetë Golemi i kërkon Skuqit të thellohet me investigimin e tij, sepse ai e ka barrën e provës për të faktuar nëse ka apo jo shkollë të mesme kryebashkiaku.

Në vijim të reagimit Flamur Golemi thotë se tek formulari i parë i deklaruar në vitin 2017 ka një lapsus me vitet e shkollës së mesme. Më poshtë reagimi i tij i plotë. 

©argjiroja.net 

Kam frike se nese i nxjerr diplomen e shkolles se mesme, ai pastaj do te largohet nga gazetaria investigative sepse e humbet sfiden. Dhe, me beso qe nuk dua t’ja bej kete gazetarise, nuk mund ta le gazetarine pa kete ‘pene te rende’ qe i mungon vetem Cmimi Pulitzer. Ky tipi, meqe pretendon se po ben gazetari investigative, ka barren te provoje para publikut qe une sipas tij s’kam shkolle te mesme. Te investigoje, te shkoje ne gjimnazin ku une kam studiuar, te kerkoje dokumente dhe te faktoje pretendimin qe ka. Ose t’i drejtohet zyrtarisht cdo institucioni tjeter te Republikes se Shqiperise per te marre informacion. Une s’mund te bie ne batakun e ketij bicim gazetari te deshperuar nga mungesa e vemendjes .Ato dy formulare qe ai ka nxjerre nga interneti, ku ne njerin prej tyre ka nje lapsus tek deklarimi i viteve te shkolles se mesme, nuk jane dokumente qe faktojne se kam apo jo une shkolle te mesme. Ky tipi, te kishte bere shkolle sa gjysma e shkolles time, nuk do te shkruante sot brockulla te tilla duke ndotur rrjetet sociale dhe portalet me pas qe per hir te klikimeve s’kane filtra fare ne ato qe botojne. Keshtu qe keqardhje per kete tipin dhe natyrisht per ato portale qe e kane botuar shpifjen e gazetarit te mbetur ne tentative.

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë

14/01/2026
Një natë e zjarrtë për Limin dhe Dolcen, ja reagimi i Albës

Një natë e zjarrtë për Limin dhe Dolcen, ja reagimi i Albës

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al