• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamur Golemi flet në Kuvend për HEC-in e Kolonjës, akuza edhe për Zamira Ramin: Bashkia Gjirokastër ka lënë fshatrat jashtë vëmendjes

21/03/2019
Flamur Golemi flet në Kuvend për HEC-in e Kolonjës, akuza edhe për Zamira Ramin: Bashkia Gjirokastër ka lënë fshatrat jashtë vëmendjes

Deputeti i PS-së, Flamur Golemi duke folur sot në Kuvend për zhvillimin rural hodhi akuza ndaj Bashkisë Gjirokastër për mungesë të vëmendjes ndaj fshatrave.

“Aktualisht në Gjirokastër ka nevojë për ndërhyrje emergjente në rrugët e fshatrave Picar, Golem, Zhulat, Gjat, Hundëkuq dhe disa fshatra të tjerë. Për fat të keq deri më tani gatishmëria e bashkisë për të adresuar problemet e zonave rurale në Gjirokastër ka qenë e ulët.  Ndonëse këto fshatra kanë potenciale të shumta për zhvillimin e bujqësisë, agroturizmit dhe blegtorisë, banorët kufizohen vetëm të prodhojnë sa për veten e tyre pasi e kanë të vështirë të dalin në treg”, tha Golemi.

Një çështje tjetër që ai ngriti ishte edhe projekti për ndërtimin e HEC-it në fshatin Kolonjë. Teksa kërkoi që të mos ketë përplasje mes prioriteteve në zonat rurale, Golemi  u shpreh kështu:

“Një debat për këtë çështje pati edhe në Gjirokastër disa javë më parë dhe me sa jam në dijeni, për momentin situata është pezull. E kam fjalën për ndërtimin e një HEC-i në fshatin Kolonjë. Investime të tilla janë të mirëpritura, por së pari duhen dëgjuar banorët vendas dhe duhen bërë përllogaritje të sakta për të vlerësuar ndikimin në mjedis dhe ekosistem. Nuk dua të paragjykoj investimin në fjalë, por vlerësoj se ka vend për t’i parë këto projekte me një qasje më kritike në raport me impaktin në mjedis”, tha deputeti i PS-së, i cili përflitet së fundi edhe si një kandidat i mundshëm për Bashkinë Gjirokastër.

©argjiroja.net 

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al