Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve për President të FSHF-së, kandidati Bashkim Fino ka denoncuar në përballjen me Armando Dukën manipulimin e listave të delegatëve që do të marrin pjesë në votim. Fino ka sjell rastin e Bashkisë Memaliaj, ku në emër të ekipit nuk do të votojë kryebashkiaku Durim Roshi, por ish-kryebashkiaku Lulzim Meçi. Skandali thellohet nga fakti se Meçi ka qenë kandidat për deputet i Partisë Agrare Ambientaliste në zgjedhjet e vitit 2017. Kjo parti ka për kryetar Agron Dukën, vëllain e Armando Dukës. Sipas Finos manovrat për delegatin e Memaliajt i ka bërë sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilri Shulku. Fakti që për Memaliajn do të votojë Lulzim Meçi dhe jo Durim Roshi, do të thotë se Fino humbet kështu një votë të sigurt në rast se do të votonte kryebashkiaku i PS-së.
©ArgjiroLajm.net