Zjarri i rënë pasditen e sotme në fshatin Kardhikaq në bashkinë e Finiqit është shuar nga forcat zjarrfikëse.
Lajmi u bë i ditur nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili theksoi se “pas aksionit disaorësh me flakët në fshatin Kardhikaq është bërë e mundur shuarja e zjarrit brenda fshatit duke mos paraqitur më rrezik për banorët”.
Sipas Mamajt, punonjësit e zjarrfikëses po mbajnë nën kontroll zjarrin në zonën malore, deri në shuarjen totale.
Zjarri i rënë pasditen e sotme rrezikoi banesat afër fshatit, ndërsa dy banesa të pabanuara u përfshinë nga flakët”.
Për shuarjen e zjarrit punuan 6 automjete zjarrfikëse, rreth 50 punonjës të zjarrfikëses, si dhe vullnetarë të shumtë.