Festa në Labovën e Kryqit, ministrja e Kulturës, zv.ministrja e Jashtme dhe deputeti ia marrin valles pogonishte (VIDEO)

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Në Labovën e Kryqit u kremtua sot festa e Shën Marisë. Mes shumë të pranishmëve ishin edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputeti Bledi Çuçi, zv.ministrja e Jashtme, Artemis Malo dhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi. Sipas traditës, festa ishte përqëndruar në oborrin e Kishës, e cila ka rreth një vit që është restauruar me fonde të Ministrisë së Kulturës.  Larg formatit zyrtar, me atlete dhe T-shirt, Kumbaro, Çuçi e Malo, nuk i rezistuan dot tundimit për një valle pogonishte. Jo rastësisht edhe kënga e zgjedhur me këtë rast i dedikohej fshatit Labovë e Kryqit. ArgjiroLajm.net sjell videon nga ky moment.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)